Facebook me nje park mbi çati.

Facebook me nje park mbi çati.
Idete e reja kerkojne hapesire edhe per dy mije e teteqind inxhinieret qe punojne per rrjetin social me te famshem ne bote, Facebook. Por vepra e madhe nuk parashikon vepra me vizatime dhe gdhendje arkitektonike, por perkundrazi do te jete e thjeshte ne forme dhe mbi te gjitha absolutisht jeshile.
Projektuar nga arkeologu i njohur Frak Gehry, mendja e Muzeut Guggenheim, hapesira ku shtrihen zyrat qendrore te rrjetit social ne Menlo Park, Kaliforni, parashikon nje park gjigand mbi çati qe do te shtrihet per mese 420 mije metra katrore. Data e fillimit te punimeve jane muajt e pare te 2013 dhe pritet te perfundojne ne pranveren e vitit 2015.
Por si do te jete ky pallat qe do te grumbulloje krahun e punes se Mark Zuckenberg e shpjegon vete ai kur shprehet ne faqen e vet te facebook se eshte teper i emocionuar mbi idene e kesaj pune per kampusin e ri. “Ideja –thote ai- eshte te krijohet nje hapesire perfekte per te punuar: nje dhome te vetme te stermadhe qe te mund te mireprese mijera persona”.
Do te jete hapesira me e madhe e punes ne bote, por do te kete edhe mjaft kende private, pra nje hapesire teresisht horizontale, pa shkalle dhe pa zyra te ndara me mure. Çatia e nderteses do te jete nje park plot me bime e gemusha ku mund te shetisesh zbathur, me lendina e mjaft stola. Korridori do te jete i pershkueshem me monopatina dhe do te kete vende pushimi, bar kafe dhe madje edhe sushi bar.
“Nga jashte do te duket sikur sheh nje koder” shkruan administratori ligjor. Pemet dhe hapesirat e gjelbra do te jene me bollek perreth kompleksit, ne menyre qe ta bejne ambientin me te kendshem per te punesuarit dhe nje tunel do ta lidhe me zyren qendrore.
E pershkruar keshtu, na mbetet veç te themi … “Na pelqen”.