SHBA: nje birre speciale nga Shtepia e Bardhe.

SHBA: nje birre speciale nga Shtepia e Bardhe. Te gjithe te çmendur pas recetes.

 

Amerikanet jane shume te dashururar pas birres qe e gjen kudo, qe nga marketet e vogla ne ane te rruges deri ne restorante, por cilesia e tyre le shume per te deshiruar. Ne birrat amerikane alkooli gjen pak perdorim per te shmangur dehjen, por qe duket se nuk vlen shume.

Por se fundmi po flitet per nje birre speciale te prodhuar ne Shtepine e Bardhe dhe qe cilesohet si jashtezakonisht e mire. Shtepia e Bardhe ka shperndare receten  e birres se presidentit Obama fillimisht mes miqve te tij.

Frymezuar nga disa prodhues birre, Obama ka marre nje aparat per prodhimin e birres vitin e shkuar. Ka marre keshilla nga prodhues te ndryshem qe e kane ndihmuar te prodhoje birren me shijen e veçante dhe sigurisht qe te gjithe ne Shtepine e Bardhe kane mbetur te habitur nga suksesi i  ketij produkti. Obama ua ofron birren e vet me se shumti te ftuarve te tij.

“Eshte vertet jashtezakonisht e mire edhe pse pak alkoolike” – shprehet nje prej kuzhiniereve te Shtepise se Bardhe Sam Kass.  

Receta e shijuar ka ngjallur menjehere interes te madh, aq sa nje grup qytetaresh duke iu referuar ligjit per transparencen qeveritare kane kerkuar publikimin e saj. Te tjere kane derguar madje edhe nje peticion te emertuar “We the people”.

Top6 Videoclip